Humbi derbin e parë në Kosovë - Bota Sot
Humbi derbin e parë në Kosovë

Futboll

Humbi derbin e parë në Kosovë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:31
Shpëtim Duro

Në ndeshjen e dytë në krye të Dritës në Superligën  e Kosovës, Shpëtim Duro e mbylli me humbje, teksa derbin e fitoi ekipi i Gjilanit, me rezultatin 1:0. Pas ndeshjes Duro deklaroi se u ndëshkua vetëm nga një episod, dhe tashmë do të vazhdojë punën për ta kthyer Dritën aty ku e meriton.

“Sot ishte një derbi i bukur, me spektakël nga tifozët, por nuk është asnjëherë ndjesi e mirë kur humbet një ndeshje të tillë. Takime kaq të rëndësishme, i kam kaluar edhe më parë si trajner në Shqipëri, dhe mund të them se vendosen nga episodet. Edhe sot, kishim shumë raste, por nga një pakujdesi pësuam nj ëgol, dhe diçka e tillë i dha moral ekipit kundërshtar. Tani na mbetet vetëm që të ngremë kokën, dhe të marrim maksimumin në takimet e tjera, e të rikthejnë Dritën në krye të tabelës” , deklaroi Duro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...