Ekipi i Serisë A kontakton De Biasin, ja vendimi i trajnerit!

Futboll

Ekipi i Serisë A kontakton De Biasin, ja vendimi i trajnerit!

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:09
Gianni de Biasi

Gianni de Biasi vazhdon të mbetet pa ekip që prej shkarkimit të fundit të ardhur në stolin e Deportivo Alaves, ku aventura e italianit zgjati shumë pak, vetëm disa ndeshje.

Sondazhe, interesime, por vetëm kaq. Asnjë ofertë zyrtare, edhe pse ishte Crotone klubi i fundit që kontaktoi me ish-trajnerin e Shqipërisë, sezonin e shkuar, por De Biazi refuzoi këtë detyrë, pasi nuk mund të merrte një skuadër që luftonte mbijetesën dhe duhej një mrekulli për ta shpëtuar.

Tashmë, emri i tij ridel në skenë dhe këtë herë është një tjetër skuadër që lufton për mbijetesën dhe që e ka nisur mjaft keq kampionatin: bëhet fjalë për Frosinone.

Shkarkimi i Moreno Longo i ka hapur rrugë ish-trajnerit kuqezi, edhe pse ky i fundit me shumë mundësi do të refuzojë, pasi ashtu si me Crotone, nuk do të donte të rrezikonte në një skuadër që këtë sezon ka thuajse 1% të mundësive për t’ia dalë.

Hera e fundit që De Biasi ka drejtuar në Serinë A është përpara 8 vjetësh, në stolin e Udinese.

Kujtojmë që në dhjetor të 2011-ës, pas eksperiencës në Friuli, Gianni de Biasi u emërua trajner i Shqipërisë, ku qëndroi për thuajse 6 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat