Ishte portieri më i kushtueshëm në histori, Alisson tregon kush e bindi të transferohet te Liverpool

Futboll

Ishte portieri më i kushtueshëm në histori, Alisson tregon kush e bindi të transferohet te Liverpool

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 00:22
Ish-portieri i Romës, Allison

Ish-portieri i Romës, Allison u transferua te Liverpool për një shumë rekord prej £ 65 milionë gjatë merkatos së verës, duke zëvendësuar portierin e të Kuqve, Loris Karius në rolin e numrit 1 të ekipit. Sikurse edhe vetë portieri brazilian ka zbuluar, transferimi i tij te Anfield është ndikuar mbi të gjithë nga ish-ylli i Liverpool, Philippe Coutinho, i cili u transferua te Barcelona gjatë merkatos së dimrit për shumën e £ 142 milionë. Sipas rrëfimit të portierit, ishte shoku i tij i ekipit, te përfaqësuesja e Brazilit, që në fakt e bindi të transferohej te Merseyside, duke lënë Romën për Liverpool, në atë që për ato momente ishte transferimi më i kushtueshëm për një futbollist në histori.

“Coutinho më foli me superlativa për trjnerin Jurgen Klopp dhe për të gjithë futbollistët. Ai më tregoi se nuk kishte vanitet në skuadër, ndonëse është një ekip shumë ambicioz, me një dëshirë të madhe për të fituar. Coutinho më tha gjithashtu se ishte gjendur shumë mirë me familjen në Liverpool, çka është shumë e rëndësishme. Bashkëshortet tona komunikuan me njëra tjetrën dhe u bindëm kur konfirmuan se kishin kaluar një kohë të mirë duke jetuar këtu. Edhe ne jemi të lumtur këtu”, tregoi Alisson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat