Donte të merrte Ronaldo te Milani pa ditur si ta paguante

Futboll

Donte të merrte Ronaldo te Milani pa ditur si ta paguante

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:42
Yonghong Li

“Po mendoj një futbollist që do të shembë “San Siro”-n”. Me këtë fjali, ish-drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli, kohë më parë, përpara se gjithçka të prishej dhe klubi të rrezikonte madje edhe kolapsin e mosregjistrimin në kampionatin aktual të Serisë A, do të krijonte iluzione te tifozët kuqezi.

Shumë pikëpyetje, shumë emra të thënë e stërthënë, por referimi ishte për një futbollist që sot luan në Itali, por te skuadra që po fiton dhe dominon prej shtatë sezonesh radhazi, Juventusi. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo-n.

Edicioni i “Corriere della Sera”, duke iu referuar “El Mundo Deportivo”-s, e përditshme spanjolle, ka zbuluar planin e fshehtë të Mister Yonghong Li, ish-presidenti i Milanit, sot i kërkuar nga Prokuroria Italiane, që ka hapur edhe një hetim ndaj tij për transferimin e parave nga parajsat fiskale në Itali, duke blerë klubin dhe duke paguar rreth 1 miliardë euro më kot, për t’u zhdukur më pas pa lënë gjurmë.

“Plani i pamatur i Mister Li: të merrte CR7 te Milani pa ditur se si do ta paguante”, titullon edicioni Italian i gazetës “Corriere”, duke iu referuar iberikëve. Fassone dhe Mirabelli u takuan me agjentin e portugezit, Jorge Mendes, duke biseduar edhe me futbollistin.

Por, më pas u kuptua se ishte një operacion me shumë pikëpyetje dhe mister. I pamundur, për faktin se biznesmeni kinez nuk shpjegonte se si do të mbuloheshin garancitë ekonomike dhe bankare për këtë transferim prej gjysmë miliardi eurosh.

Diçka që do të kishte qenë vërtet fundi për Milanin dhe që me shumë mundësi mund të fundoste kuqezinjtë si kreditorët më të mëdhenj në botën e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat