Mësohet periudha sa do të mungojë Umtiti pas lëndimit

Futboll

Mësohet periudha sa do të mungojë Umtiti pas lëndimit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:24
Samuel Umtiti

Mbrojtësi francez është lënduar në ndeshjen e mesjavës.

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në qendërmbrojtësin, Samuel Umtiti për të paktën tri javë.

Kështu ka lajmëruar vetë klubi katalanas, duke sqaruar se mbrojtësi francez ka pësuar një lëndim në gju pas sfidës me Leganes në mesjavën e kaluar çka solli edhe mungesën në takimin ndaj Athletic Bilbaos në fundjavë.

Fillimisht u raportua se mbrojtësi kampion bote kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë, aq sa mund të humbiste edhe gjithë sezonin, por klubi katalanas sqaroi se lëndimi nuk është serioz dhe se shumë shpejt ai do t’i kthehet fushës së blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat