A ka faj Afrim Tovërlani dhe pse Ferizaj e ka gjumin e rëndë?

Futboll

A ka faj Afrim Tovërlani dhe pse Ferizaj e ka gjumin e rëndë?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:37
A ka faj Afrim Tovërlani dhe pse Ferizaj e ka gjumin e rëndë?

Debate

Mentalitetin e Ferizajt e njoh shumë mirë dhe janë shumë të çuditshëm sidomos kur veprojnë në disa punë profesionale! Bile disa kur nisen në punë nisen me dy mendje: A të shkojnë rrafsh në orën 08.00 apo të shkojnë së paku 30 minuta me vonesë!  Është fjala te klubet sportive që gjithmonë iu del gjumi tepër vonë. Ose gjumin e kanë shumë të rëndë apo i mundojnë edhe ëndrrat e bukura! Sa e sa vite organizimi i klubit bëhet në minutën e fundit! Nëse je origjinal ferizajas respektin e ke dhjetëfish me pak, sepse të njohin dhe e din kush je! Nëse je nga një qytet tjetër, mundohen të tregohen  shumë human dhe t’ju bëjnë me dije, se ne jemi mikpritës! Si Ferizaj, si Peja, si Gjakova, si Mitrovica, si Prishtina, si Prizreni, si Gjilani, janë një!

I mora shembull qytetet më të mëdha. Nuk ka as shqiptar të Gjakovës, as të Ferizajt, as të Mitrovicës, as të Pejës, as të Prishtinës, as të Prizrenit, as të Tiranës, as të Shkupit, as të Preshevës, por të gjithë jemi shqiptar dhe njësoj! Secili klub duhet ta ketë parasysh, se pa mjete financiare dhe pa organizim, nuk ka edhe ku të niset! Në krye të klubit duhet të vijnë njerëz meritorë dhe që din, jo ta marrin bajrakun veç pse dikujt iu ka ofruar mundësia, a nuk din gjë. Nuk merret një punë apo përgjegjësi kur nuk din, se ndryshe dështon! Puna e klubit të futbollit Ferizaj është për ta studiuar, gjithmonë ja nisin me vonesë. Në Ferizaj mburren që janë më të fuqishmit për nga fuqia financiare, pra në vend të dytë në nivel të Kosovës, por brenda me klubet sportive janë pus!  Klubi i futbollit Ferizaj është në vend të parafundit (i 11-ti) me 4 pikë, pra në një pikë kritike! A ka faj kryetrajneri Afrim Tovërlani?

Në asnjë rrethanë Tovërlani nuk ka faj sepse ferizajasit kur janë rikthyer në elitë, u dashtë të ulen si kryesi e të bëjnë planin organizativ dhe jo të presin minutën e fundit. Kur i nisë përgatitjet me vonesë dhe i bënë përforcimet me nguti e me shumë vonesë, nuk mund të bësh asgjë edhe sikur ta kishin në krye të klubit Zinedine Zidane ose Jose Mourinhon! Kush i ka faji kryesisë së Ferizajt që e kanë gjumin e rëndë dhe disi këndellen në fund. Për Ferizajn është premi që e kanë kryetrajner Afrim Tovërlanin, trajnerin më të mirë në vendin tonë. Ai gradualisht po e fut ekipin në binarë të lojës edhe pse brumin aspak se ka premtues.  Problemi tjetër është, klubet duhet të zhveshën një herë e përgjithmonë nga politika. As që duhet t’i interesoj se cila parti fiton, sporti është sport dhe jo ende të mendojmë edhe se kush është në krye të komunës. KF Ferizaj po vuan pasojat e mos organizimit me kohë nga ana e kryesisë, sepse në një kohë ishin në gjumë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat