Sanchez i zhgënjyer, në janar mund të largohet nga United

Futboll

Sanchez i zhgënjyer, në janar mund të largohet nga United

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:48
Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian nuk po e gjen veten në skuadrën e Jose Mourinhos.

Aventurës së Alexis Sanchez te Manchester United po i vjen fundi shumë shpejt.

Sipas mediave angleze, sulmuesi kilian pritet të nxirret jashtë planeve të skuadrës nga “Djajtë e Kuq” dhe mund të largohet që në afatin kalimtar të  janarit.

Gjithçka vjen si rrjedhojë e formës së dobët që ka shfaqur Sanchez që nga momenti që është transferuar në Old Trafford, janarin e kaluar.

Edhe vetë lojtari ka shprehur pakënaqësinë që është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen me West Hamin.

Kujtojmë se Sanchez është lojtari më i paguar në Premier Ligë, por në këta muaj sa ka luajtur me United ka treguar shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat