Thaçi: Nuk u dorëzuam

Futboll

Thaçi: Nuk u dorëzuam

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:12
Flamurtari

Flamurtari i Prishtinës importoi një pikë të madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në duel me Prishtinën, ku barazuan me rezultat 1:1. “Për çdo ekip që përballet me Prishtinën është ndeshje e vështirë, duke e llogarit që Prishtina ka lojtarë jashtëzakonisht cilësor brenda ekipit.

Normal, çdo skuadër tjetër që do të vije të luaj në këtë fushë do të jenë maksimalisht të motivuara. Si rezultat i kësaj, edhe ne ishim mjaft të motivuar. Patëm posedimin e topit pas pësimit të golit, normalisht patëm edhe momente të mira, nuk u dorëzuam dhe si rezultat i asaj erdhi edhe te barazimi në pjesën e dytë me një lojtar si Getoar Dragusha që në të kaluarën ka qenë lojtar cilësor, mirëpo për shkak lëndimeve nuk ka qenë në terrenet tona.

Në këto fusha ai është lojtar i duhur, e priti momentin dhe barazimi për ne do të thotë më shumë se sa tre pikë”, tha për faqen e FC Prishtina, Arsim Thaçi, kryetrajner i klubit të futbollit Flamurtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat