Josa: Do të mbesin peng

Futboll

Josa: Do të mbesin peng

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:13
FC Prishtina

Prishtina barazoi me rezultat 1:1 me Flamurtari, në derbin e kryeqytetit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

“Normal që do të mbesin peng rastet e humbura (pas 1:0), sepse filluam lojën me avantazh, por më vonë bëmë një lojë disi deri diku të mirë në pjesën e parë. Megjithatë edhe Flamurtari u mundua që të luante futboll shumë të hapur.

Do të duhej të ishim shumë më të ngjeshur në mesfushë në mënyrë që të reagonim që t’i fitonim topat që të nisnim sulmet tona. Fundi i lojës nuk ishte ashtu siç donim ne. Nuk mund t’i bëjë tani në këto momente ndeshjes ndonjë analizë shumë të thellë, sepse duhet të flas njëherë me lojtarët sa i përket në momentet të cilat na dëmtuan”, ka thënë për faqen e FC Prishtina, Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat