Dridhet Mourinho

Futboll

Dridhet Mourinho

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 14:15
Dridhet Mourinho

Manchester United ka bërë nisjen më të keqe në Premier League në 29 vitet e fundit dhe duket se drejtuesit shikojnë Jose Mourinho-n si përgjegjësin kryesor.

Polemikat për blerjet e munguara në merkato, problemet me dhomat e zhveshjes dhe, mbi të gjitha, “fërkimet” e fundit me Paul Pogba, duket se do t’i kushtojnë vendin e punës portugezit. Në fakt, shkarkimit duket se është një hap larg.

Për këtë arsye, në shtëpinë e “Djajve të Kuq” kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e mundshëm, me emrin e Zinedine Zidane që është në krye të listës.

Ndërkohë, sipas “The Sun”, francezi ka dashur të flasë me Jose Mourinho-n për t’i shpjeguar se ka qenë klubi që e ka kontaktuar atë dhe jo e kundërta.

Zidane i ka telefonuar Mou-së për t’i larguar çdo dyshim se mund të kishte qenë ai që i kishte propozuar klubit të merrte drejtimin e United. “Special One” duket se i ka ditët e numëruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat