De Bruyne është rikthyer në stërvitje

Futboll

De Bruyne është rikthyer në stërvitje

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:40
De Bruyne është rikthyer në stërvitje

Kevin De Bruyne është rikthyer në stërvitje ditën e hënë. Ylli i Belgjikës nuk ka luajtur që prej fitores ndaj Arsenal në javën e parë të sezonit, pas një dëmtimi të pësuar në gju.

Megjithëse në fillim u përfol se do të mungonte për tre muaj pasi dëmtoi ligamentin kolateral të gjurit, ai është rikthyer vetëm shtatë javë më vonë.

Mesfushori nuk pritej të rikthehej përpara nëntorit, por tani ai mund të zbresë në fushë përpara pushimit të ndeshjeve kombëtare.

De Bruyne me shumë mundësi nuk do të luajë në Champions, por mund të aktivizohet në ndeshjen e fundjavës ndaj Liverpool në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat