Luftëtari me mungesa

Futboll

Luftëtari me mungesa

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:07
Luftëtari me mungesa

Luftëtari shkon në përballjen me Kamzën në një moment delikat. Në Gjirokastër udhëton një kundërshtar direkt, pasi një fitore ndaj tyre vlen shumë, dukë qenë se diferenca është 3 pikë. Humbja ndaj Kukësit ishte diçka e parashikueshme dhe tashmë bluzinjtë duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë. Kura “Mezani” nis pikërisht nga Gjirokastra dhe me mbështetjen e publikut vendas, në një moment delikat, ku mungesat e bëjnë akoma më të zymtë atmosferën.

Të dëmtuarve Albano Aleksi, Ivan Jakovlevic dhe Eduart Rroca u shtohet edhe kapiteni Behar Ramadani, i ndëshkuar me karton të verdhë ndaj Kukësit. Në këto kushte, trajneri Gentian Mezani duhet të bëjë llogaritë me rivendosjen e skuadrës në fushë, teksa mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm që i japin skuadrës muskuj dhe forcë. Në një situatë të tillë nuk ka justifikime dhe Luftëtari duhet të reagojë, pasi situata nuk është në favor të tyre me klasifikimin që “qan”.

Për më tepër që përballë është një kundërshtar i cili në dy javët e fundit ka dy humbje radhazi dhe uri të madhe për t’u rikthyer tek fitorja. 90-minutëshi i javës së 7-të kërkon përqendrim maksimal dhe, mbi të gjitha, dëshirë të madhe për të rregulluar situatën, në mënyrë që lojtarët të evitojnë faturën e rënies nga klasifikimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat