Juventus rrezikon të luajë pa tifozë

Futboll

Juventus rrezikon të luajë pa tifozë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:38
Juventus rrezikon të luajë pa tifozë

Juventus rrezikon t’i mbyllet një pjesë e Allianz Stadium, pas thirrjeve raciste që janë dëgjuar gjatë fitores me Napolin mbrëmjen e së shtunës.

Sipa Gazzetta dello Sport, observuesit e FIGC kanë raportuar thirrje raciste drejt qendërmbrojtësit të miqve Kalidou Koulibaly.

Por janë dëgjuar edhe ofendime ndaj trajnerit kundërshtar Carlo Ancelotti, si dhe thirrje anti-napolitane.

Si pasojë, Curva Sud mund të mbyllet për të paktën një ndeshje, por pritet konfirmimi i raportit disiplinor që thuhet të dalë ditën e martë.

Në raste të tilla, sektori që është mbyllur për ultrasit është përdorur për të futur fëmijët e shkollave pa pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat