Bartomeu: “Nuk është Champions League objektivi kryesor i Barcelonës…!”

Futboll

Bartomeu: “Nuk është Champions League objektivi kryesor i Barcelonës…!”

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:53
Josep Maria Bartomeu

I intervistuar nga “Times”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka folur në lidhje me objektivat e skuadrës së tij. Konkretisht Barcelona ndan kreun e klasifikimit në La Liga me Real Madrid, në kuotën e 14 pikëve në 7 javë, edhe pse vjen pas dy barazimesh e një humbje. Presidenti Bartomeu foli gjithashtu edhe për të ardhmen e Messi.

“Objektivi kryesor i Barcelonës është gjithmonë fitimi i La Ligas, ndonëse Champions League është gjithashtu një objektiv interesant. Vitin e kaluar humbëm nga një ndeshje në secilin prej tre kompeticioneve që diskutuam dhe humbëm Champions League. Ishte një sezon i madh”, deklaroi presidenti Batomeu, që në lidhje me të ardhmen e yllit argjentinas konfirmoi i bindur: “Messi do ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat