Donnarumma tregon dëshirën e momentit…

Futboll

Donnarumma tregon dëshirën e momentit…

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 00:49
Porteri i Milan, Gigio Donnarumma

Porteri i Milan, Gigio Donnarumma, ishte absolutisht mes më të mirëve në fushën e lojës, ku kuqezinjtë fituan 4-1 ndaj Sassuolo.

Ai bëri një pritje shpëtimtare, duke i mohuar golin Di Francesco, në minutën 31-të, një gol të sigurt, kur rezultatin 0-0.

Kjo fitore në Sassuolo ishte një pikë kthese për sezonin e AC Milan, pas tre barazimesh radhazi.

“Fitorja në Sassuolo shërben shumë për moralin. Ne e interpretuam ndeshjen shumë mirë, edhe pse nuk ishte e lehtë. Sassuolo është një ekip që luan bukur futboll dhe kjo ishte një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht, e cila mund të shërbejë si pikë kthese për sezonin tonë. Tani duhet të fitojmë edhe ndaj Chievo dhe më pas vjen pushimi i kombëtareve. Një tjetër fitore do të ishte fantastike për të na dhënë frymëmarrjen që duam. Kjo është dëshira që kemi…” – tha Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat