Messi nuk i flet shokut të skuadrës

Futboll

Messi nuk i flet shokut të skuadrës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:39
Messi

Barcelona nuk po kalon një moment pozitiv në La Liga, duke marrë vetëm dy pikë në 3 ndeshjet e fundit.

Raportet mes lojtarëve të Barcelonës nuk janë edhe aq të mira, sipas emisionit sportiv në Spanjë, El Chiringuito.

Leo Messi dhe Gerrard Pique nuk janë duke kaluar momente të mira së bashku në seancat stërvitore të ekipit.

Mbrojtësit spanjoll nuk po i pëlqen që Leo Messi nuk po bën më shumë për ekipin në aspektin mental dhe se ai nuk flet për media, pothuajse asnjëherë pas përfundimit të ndeshjeve edhe pse është kapiten i skuadrës.

Pique beson se Messi e bën një gjë të tillë vetëm kur luan me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa kur luan me Barçën nuk e praktikon fare.

Sulmuesi beson se forma e keqe që po kalon ekipi i Ernesto Valverde është kryesisht për shkak të mospërputhjeve në reparin e mbrojtjes.

Sipas mediave spanjolle, Messi i ka thënë Valverdes që mbrojtja ka shumë probleme pasi po pëson gol çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat