Kosova mbush bateritë për gjermanet

Futboll

Kosova mbush bateritë për gjermanet

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:45
Kosova mbush bateritë për gjermanët

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, që do të mbahet në Skoci. Vashat e drejtuara nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi tash e tri ditë ndodhen në Belfast të Irlandës së Veriut, aty ku do të luhen ndeshjet kualifikuese të grupit 9, ku krahas Kosovës bëjnë pjesë edhe Irlanda e Veriut, Gjermania dhe Estonia. Fati deshi që qysh në ndeshjen e parë Kombëtarja jonë të ballafaqohet me favoriten e këtij grupi, Gjermaninë, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 14:00 sipas orës lokale në Belfast. Kombëtarja jonë e ka mbajtur stërvitjen e katërt dhe atmosfera në grup është shumë e mirë, derisa vashat po e japin maksimumin në stërvitje. Në përkrahje të vashave këtu në Belfast ndodhet edhe presidenti Agim Ademi, i cili në vazhdimësi e ka përkrahur zhvillimin dhe përparimin e futbollit të femrave. Ai e ka ndjekur nga afër edhe stërvitjen së bashku me anëtarët e Komitetit Ezekutiv, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja, si dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Munishi me asistentët e tij, Megzon Visoka e Labinot Qosa punuan në aspektin tekniko-taktik, duke dhënë instruksionet e qarta për futbollistet për duelin me gjermanet, të cilat pa dyshim janë rivale tejet të forta. Gjendja e futbollisteve është shumë e mirë, me përjashtim të Gjenifer Pjetrit, e cila me këshillën e stafit mjekësor ka stërvitur e diferencuar me disa vrapime të lehta, pasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi. Ndërkohë, brengosës është fakti se krejt në fund ka dështuar edhe udhëtimi i dy lojtarëve shumë cilësore,
ku  Anita Racaj dhe Sabrije Krasniqi. Sidoqoftë, stafi i Kombëtares U19 ka besim tek lojtaret që ka në dispozicion dhe shpreson se ato do të japin më të mirën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat