Dikur gjakovari ndër portierët më të mirë në ish Jugosllavi, sot shofer autobusi!

Futboll

Dikur gjakovari ndër portierët më të mirë në ish Jugosllavi, sot shofer autobusi!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:04
Skënder Muhaxhiri dikur portier futbolli sot shofer

Në Gjakovë e më gjerë janë të paktë ata që nuk e njohin Skënder Muhaxhirin! Ish portieri i mirënjohur i Vëllaznimit të Gjakovës, që dikur ka qenë i pazëvendësueshëm në portë.  Muhaxhiri ka qenë prej portierëve më të mirë në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë (në vitet e 80-ta), grupi i Lindjes në futboll.

Image

KF Vëllaznimi i viteve të 80-ta

Ka qenë edhe trajner i portierëve të Vëllaznimit, në kohën kur Genc Hoxha ka qenë trajner. Një sportist i respektuar në vendin tonë, sot punon si shofer autobusi në relacionin Prishtinë-Gjakovë dhe anasjelltas, po ashtu edhe në Gjermani, Barcelonë.

Image

Vëllaznimi

Ndryshe, djali i tij. Altiku, është portieri i dëshmuar dhe mbron me sukses ngjyrat e Vëllaznimit. Thjeshtë janë një familje që jetojnë me futbollin. Duhet kujtuar, se Skënderi i takon plejadës së Açif Shehut, Genc Hoxhës, Valdet Hoxhës, Bujar Rokës, Ibrahim Domit, Faruk Domit, Ali Shehut, Avni Junikut, Kujtim Lleshit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat