Wilder: Ata janë të çmendur...

Futboll

Wilder: Ata janë të çmendur...

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:14
Wilder: Ata janë të çmendur...

Kampioni i botës në peshën e rëndë, amerikani Deontay Wilder, parashikon një shitje rekord të PPV (pay per view-paguaj për ta parë) të duelit që ai do të zhvillojë ndaj Tyson Fury me 1 dhjetor në Los Anxhelos. Gjatë një deklaratë për mediat, Widler tha se kjo sfidë do të sjellë rreth 2.5 milionë PPV, çka do t’i mbushte plot xhepat e dy boksierëve të pamposhtur.

Në rast se kjo gjë do të ndodhë, atëherë Wilder ka mundësi që të kërkojë nga Eddie Hearn, menaxheri i Anthony Joshua, një shumë më të madhe në rast të një përplasje në ring me boksierin tjetër kampion boet në peshën e rëndë.

“Unë mendoj se do të jenë 2.5 milionë PPV në këtë duel me Fury. Të gjithë na njohin, jemi të dy boksierë të pamposhtur dhe me personalitet. Do të jetë një duel që do të ketë sukses në shitjen e tij, ndaj dhe ka për të qenë një përballje e madhe. Tani për tani, kjo mbetet sfida më e madhe dhe më e rëndësishme në botë. Nëse njerëzit nuk interesohen për këtë duel, atëherë ata janë të çmendur”, tha Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat