Allison ka nostalgji për Romën

Futboll

Allison ka nostalgji për Romën

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:20
Allison ka nostalgji për Romën

Aktualisht, Allison Becker konsiderohet si një prej portierëve më të mirë në botë. Braziliani, i cili po luan tek Liverpooli për momentin, tregoi në një intervistë se ka mall për periudhën e kaluar në Itali me fanellën e Romës, e madje qau kur erdhi zyrtarizimi se do të largohej nga kryeqytetasit:

“Të lije Romën ishte mjaft e vështirë. Kam qarë për një kohë të gjatë, së bashku me gruan time. Bëra një zgjedhje profesionale, një hap përpara në karrierën time e Roma mori gjithashtu shumë para. Me kokë vendosa të shkoj tek Liverpooli, por zemra ime ishte mbushur me lot”.

Ditën e mërkurë, Allison do të kthehet në Itali, por jo në Romë. Liverpooli do të përballet me Napolin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Braziliani foli gjithashtu edhe për ndryshimin mes Serisë A e Premier League, por edhe për ambientimin tek “The Reds”:

“Ndeshja kundër Napolit do të jetë spektakolare, shpresoj të marrim fitoren. Kampionati italian nuk është shumë larg atij anglez, mendoj se intensiteti është më i ulët. Tek Liverpool ndihem shumë mirë, Klopp është tranjer i mrekullueshëm. Kur bëra gabimin me Leicester, hyri në dhomat e zhveshjes duke bërë shaka. E menaxhoi situatën shumë mirë, është një njeri i madh”.

Aktualisht, Liverpool gjendet në vendin e dytë të Premier League, duke pasur pikë të barabarta me Manchester City-in e vendit të parë. Dy skuadrat do të ndeshen së bashku ditën e dielë, në orën 17:30, në “Anfield Road”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat