A është në dijeni FFK për tollovinë në Liri dhe për përzierjen e politikës?

Futboll

A është në dijeni FFK për tollovinë në Liri dhe për përzierjen e politikës?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:49
Pamjet nga stërvitja e Lirisë

UEFA dhe FIFA kanë dhënë mesazhin e qartë, se politika sa më larg sportit! Aty ku ka politikë nuk edhe sport. Sporti është i pavarur dhe politika jashtë saj. Klubi me renome i futbollit Liria nga Prizreni tash e disa ditë është në situatë kaotike. Brenda klubit është një tollovi dhe askush nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Burimet tona bëjnë me dije se pas largimit të ndihmëstrajnerëve Rexhep Gaxhollit e Skënder Kaprës, është larguar edhe kryetrajneri Bedridin Gjinali! Flitet së në vend të tij është emëruar Gëzim Hasi, por ky i fundit nuk e ka pranuar, por ka thënë asgjë nuk ka zyrtare! Në anën tjetër, burimet bëjnë me dije se edhe politika ka përzier duart brenda klubit. Nëse kjo është e vërtetë, se politika i ka përzier duart brenda klubit, a është në dijeni FFK për këtë rast.

Dhe nëse është e vërtetë që politika ka përfshirë duart aty brenda Lirisë, vërtet është një njollë e zezë për futbollin tonë.  Gjithsesi se do të dihet brenda pak orëve ose më së largu deri nesër se çka do të ndodhë me klubin me renome, do të mbetet Gjinali apo Hasi do të emërohet zyrtarisht trajner i ri ose do të vijë dikush tjetër! Shpresojmë që politika mos të jetë e përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat