Barcelona varet nga Messi

Futboll

Barcelona varet nga Messi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 15:50
Rivaldo

Rivaldo, ish-futbollist i njohur dhe ambasadori aktual i “Betfair”, ka qenë shumë i fortë këtë mëngjes, në deklaratat e bëra para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Barcelonës kundër Tottenhamit. Ai ka folur për situatën aktuale në “Camp Nou”.

Braziliani, i shqetësuar për rezultatet e dobëta që ekipi katalanas ka, ka shpërndarë përgjegjësitë, duke përjashtuar Leo Messin: “Ne të gjithë e dimë se sa i mirë është Messi. Barcelona ka lojtarë të tjerë të mëdhenj në ekip, por ende varet nga golat dhe asistet e Messit. Kjo është e dëmshme”. Përveç kësaj, ai ka vënë në dukje se “Barça ka nevojë edhe për lojtarë të tjerë, për t’u përballur me rrethanat”.

Pas tre hapave fals radhazi në La Liga, Rivaldo beson se ka arsye për t’u shqetësuar. Sipas tij, dinamika në një ekip është shumë e rëndësishme për disponimin e grupit: “Kur ke tri ndeshje pa fitore, lojtarët dhe trajneri duhet ta ndajnë përgjegjësinë për mungesën e suksesit”.

Rivaldo ka alarmuar për rrezikun, në të cilin klubi katalanas është: “Barcelona duhet të jetë e kujdesshme, Liga e Kampionëve është më e vështirë se kampionati spanjoll. Nëse janë të humbur pikë në La Liga, atëherë gjërat mund të marrin më keq në Ligën e Kampionëve”.

Së fundi, në lidhje me ndeshjen e të mërkurës në Ligën e Kampionëve, kundër Tottenham, Rivaldo ka thënë: “Unë nuk e shikoj Barcelonën favorite për këtë ndeshje. Barcelona është një skuadër e fortë, por nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit dhe po luan keq”.

Ne do të duhet të presim deri nesër, për të parë se si ekipi blaugrana do t’i përgjigjet mesazhit të dërguar nga Rivaldo në formën e një alarmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat