I refuzohet apeli, ish-lojtari duhet t’i paguajë 17 mln € Chelsea-t

Futboll

I refuzohet apeli, ish-lojtari duhet t’i paguajë 17 mln € Chelsea-t

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:17
Chelsea

Adrian Mutu duhet t’i paguajë 17 mln euro kompensim Chelsea-t për transferimin e tij tek Juventus, pasi Gjyqi Europian i të Drejtave të Njeriut ka refuzuar apelin e tij.

Në tetorin e 2004, rumuni është testuar pozitiv për kokainë dhe mori një pezullim shtatëmujor.

Ai është lënë i lirë nga Blutë, dhe pasi firmosi me Juventus ai dhe klubi apeluan te FIFA për kompensim.

Më 2008 FIFA urdhëroi Mutu të paguajë 17,173,990 euro kompensim, afërsisht shuma që pagoi ekipi anglez për ta blerë nga Parma.

Më 2013 i njëjti bord urdhëroi Juventus dhe Livorno të paguajnë kompensimin, teksa Mutu shkoi te këta të fundit pasi Juve nuk kishte vend ekstrakomunitari.

Si pasojë Mutu ka apeluar drejt organeve të pavarura, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ai tashmë duhet të paguajë 17 mln euro drejt klubit të Premier League, një shifër që ai insiston se nuk mund ta paguajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat