Shifrat e frikshme

Futboll

Shifrat e frikshme

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Tottenham-FC Barcelona, ndeshje e cila do të luhet nesër në “Wembley”, është e rrethuar nga atraksione. “Spurs” vijnë pas humbjes në debutimin kundër Interit (2-1), në këtë sezon të Champions-it, ndërsa Barcelona do të synojë për t’i dhënë fund agjërimit me tri ndeshje radhazi pa fitore.

Momenti është i pakrahasueshëm edhe për diçka tjetër: do të jetë prezantimi i 300-të i skuadrës azulgrane në kompeticionin maksimal të klubeve europiane. Një ndeshje, nga ana tjetër, në të cilën është rasti për të shënuar edhe dy gola, në bazë të të cilëve Barcelona do të rrumbullakoste 600 të tillë në këtë turne.

Duke vënë fokusin mbi numrat, Barcelona arrin shifrën domethënëse në Londër, 300 ndeshje në Champions. 46 ndeshjet e para i ka luajtur në periudhën kur kompeticioni quhej Kupa Europiane. Pjesa tjetër, 253 ndeshje (duke përfshirë ato të mëparshmet), i ka luajtur tashmë nën emrin aktual të turneut: UEFA Champions League.

Në këto 299 ndeshje, Barça ka fituar 176 herë (26 + 150), ka barazuar 67 herë (9 + 58) dhe është mundur 56 herë (11 + 45). Në kapitullin e golaverazhit, Barcelona ka shënuar 598 (87 + 511) gola në total, në Champions, dy më pak se 600 gola. Sa iu përket golave ??të pësuar në këtë kompeticion, katalanasit e kanë 288 (42 + 246) këtë kollonë.

Kupa Europiane dhe Champions
Barcelona luajti pesë sezone në “Camp Nou”, nën “nomenklaturën” e Kupës Europiane (1959-60 1960-61 1974-75 1985-86 dhe 1991-1992). Në emërtimin aktual, Liga e Kampionëve, blaugranët regjistrojnë 24 sezone (bashkë me këtë aktualin), që nga edicioni 1992-1993, kur ra poshtë Kupa Europiane.

Gjatë këtyre 299 lojrave në Champions, Barça dhe tifozët e saj kanë përjetuar gjithçka. Momente magjike, si titullin e parë, të korrur pikërisht në “Wembley” (të vjetrin), më 20 maj 1992, me një gol të Koeman. Gjithashtu, në “Wembley” (të riun), ajo siguroi një tjetër triumf për kujtesën: titullin e katërt kundër Manchester United (3-1), në një nga ndeshjet më të përsosura, të “nënshkruara” nga Pep Guardiola.

Tre Champions-it e tjerë mbërritën në në “Saint Denis” të Francës, në vitin 2006 (kundër Arsenalit, 2-1); në stadiumin Olimpik të Romës, në vitin 2009 (kundër Manchester United, 2-0), dhe stadiumin Olimpik të Berlinit në vitin 2015 (kundër Juventusit, 3-1).

Debutimi, në Sofje
Ndeshjen e parë në këtë kompeticion, Barcelona e ka luajtur më 3 shtator 1959, në stadiumin “Vasil Levski” të Sofjes, që korrespondon me fazën e “nokaut”-it të edicionit të pestë të Kupës Europiane, kundër CDNA të Sofjes. Dueli përfundoi me fitoren 2-1, teksa Joan Segarra, “kapiteni i madh”, ishte autori i golit të parë të Barçës. Në ndeshjen e kthimit, të luajtur më 23 shtator, Barça ishte një “rrul” dhe u kualifikua për në 1/8 finale, duke e mposhtur 6-2 kampionin bullgar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat