Lajm i mirë te Prishtina...

Futboll

Lajm i mirë te Prishtina...

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:09
Lajm i mirë te Prishtina...

Kampionati po vazhdon me ritme të shpejtuara dhe në mesjavë zhvillohet java e VIII e Ipko Superligës. Në Prizren do të ndeshen rivalët e moçëm. Dhe, dy skuadrave fitorja u duhet si buka. Liria e mbetur shumë mbrapa vetëm me dy fitore dhe 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina me 12 pikë të grumbulluara ka mbetur 5 pikë mbrapa liderit Feronikelit.

Kjo javë konsiderohet ndër më të paparashikuarat dhe klasifikimi sërish mund të ketë shumë ndërrime pozicionesh.

Lajm i mirë te Prishtina është se megjithatë Arago nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe nesër do të jetë titullar, por përshkak lëndimit do të mungojnë Mankenda dhe dy mesfushorët, Mustafa e Ahmeti. Por, Prishtina ka fond të mjaftueshëm futbollistësh dhe vetëm duhet që me qetësi ta kapin formën e cilësive që kanë.

Udhëtimi në Prizren asnjëherë nuk ka qenë i lehtë, e megjithatë nga 21 udhëtimet atje në të gjitha garat, Prishtina ka vetëm dy fitore më pak. Ka arritur 7 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje me golldallim -1, 24:25 për Lirinë.  Por bilanci në kampionat është i barabartë, 19 ndeshje – nga 7 fitore dy skuadrat dhe 5 barazime me golaverazh 21:21. Kurse bilanci i përgjithshëm në të gjitha garat pas luftës është larg në të mirë të bardhekaltërve - nga 42 ndeshje Prishtina ka fituar 24, 8 barazime dhe 10 fitore të bardhezinjëve me goldallim +31 për kryeqytetasit (66:35).

Po ashtu nga 4 udhëtimet e fundit në “Përparim Thaqi”, bilanci është i barabartë me nga dy fitore të dy skuadrave me rezultat të njëjtë 1:0 – po me këtë rezultat janë mbyllur tre duelet e fundit (Prishtina 2 fitore – Liria 1). Fakt tjetër interesant të përballjes së dy skuadrave nga dy qytetet më të mëdha në vend është që vetëm njëherë pas luftës kanë luajtur pa gola, edhe atë para shumë vitesh më 2005, bëhet e ditur nga faqja e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat