Shabani shënon për Bayenin, barazojnë me Ajaxin

Futboll

Shabani shënon për Bayenin, barazojnë me Ajaxin

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:20
Shabani shënon për Bayenin, barazojnë me Ajaxin

Futbollisti nga Kosova, Meritan Shabani, shënoi për Bayern Munihun, por ishin të pafat që t’i marrin tri pikë në duel me Ajaxin nga Amsterdami, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E në Champions League U-19. Shabani bëri paraqitje shumë të mirë dhe u paraqit tërë takimin, kurse shqiptari tjetër, Marvin Çuni, inkuadrohet në lojë nga minuta e 83-të për Bayernin.

Shabani shënoi në minutën e 70-të, kur kaloi në epërsi (2:1) bavarezët por nuk i mjaftoi për fitore, ngase në çastet e fundit u ndëshkuan nga mysafirët.

Për vendasit shënuan: Mai (59’) e Shabani (70’) dhe për mysafirët: Lang (2’) e Botman (90’). Për Bayernin U-19 është pika e parë, kurse Ajaxi vazhdon serinë e mirë. Benfica kryeson me 6 pikë. pasojnë Ajax 4, Bayerni 1 dhe AEK 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat