Skuadra zvicerane, Young Boys nga Bernë, nuk pati fat që të kthehet me një pikë nga Torino, në ballafaqim me Juventusin. Young Boys pësoi humbje me rezultat 2:1 nga të rinjtë e ‘Zonjës së Vjetër’, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit H të Champions League U-19.
Futbollistët shqiptar, Kreshnik Hajrizi dhe Shkëlqim Vladi, luajtën me vetëmohim të pashoq me shokë, por u kthyen duarthatë. Hajrizi luajti titullar, kurse Vladi nga minuta e 46-të. Për Juven shënuan: Pereira (9’) e Moreno (67’) dhe për Young Boysin Anzolin (87’-autogol). Juve është në vend të tretë me 6 pikë, sa ka edhe i pari Manchester Utd, kurse Young Boys është i treti pa pikë.