Ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, befason Panucci me lojtarët e grumbulluar

Futboll

Ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, befason Panucci me lojtarët e grumbulluar

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:31
Shqiperia

Trajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit,  Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Spikasin në këtë listë të teknikut kuqezi, katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje. Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, I cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia. Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit.

Skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë në kompleksin “Tropikal”, ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve. Më poshtë do të mund të gjeni edhe listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar për sfidën me Jordaninë (miqësore) dhe transfertën zyrtare në Izrael.

Panucci publikon listën e lojtarëve kundër Jordanisë dhe Izraelit

Portierë Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (Atalanta), Alban Hoxha (Partizani), mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Egli Kaja (Livingston), Ermir Lenjani (Sion), Egzon Binaku (Malmo), Mërgim Mavraj (Aris), Frederik Veseli (Empoli), Herdi Prenga (Inter Zapreshiç), Kastriot Dërmaku (Cosenza), Berat Gjimshiti (Atalanta), Enea Mihaj (Panetolikos), Andi Lila (Pas Giannina), Ledian Memushaj (Pescara), Ylber Ramadani (Vejle), Migjen Basha (Aris), Taulant Xhaka (Baseli), Emanuele Ndoj (Brescia), Eros Grezda (Rangers), Rey Manaj (Albacete), Enis Gavazaj (Yenisey), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb, Bekim Balaj (Akhmat) dhe Giacomo Vrioni (Venezia).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat