Mourinho deklarohet pas rezultatit të papritur të Manchester United

Futboll

Mourinho deklarohet pas rezultatit të papritur të Manchester United

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 00:26
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se Manchester United e meritoi të fitonte ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim 0-0 në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri portugez i cili po rrezikon seriozisht shkarkimin pas një serie të gjatë me rezultate të dobëta, ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren.

“Ishte ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë. Luajtëm mirë, por nuk shënuam”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Nuk patëm shumë raste, por patëm raste të mira. E patëm një shtyllë. Ishim aty. Më vjen keq për lojtarët që nuk fituan, ata e merituan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat