Becker: Qava shumë kur u largova nga Roma

Futboll

Becker: Qava shumë kur u largova nga Roma

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 00:58
Alisson Becker

Transferimin e portierit brazilian Alisson Becker nga Roma në Liverpool për 85 milionë euro nuk e kishte pritur askush në afatin kalimtar të verës.

Alisson ka folur për largimin e tij për gazetën e njohur italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Të lije Romën ishte shumë e vështirë”, ka thënë ish-portieri i romakëve, përcjell kallxo.com.

Ai më tutje ka treguar se ka qarë së bashku me gruan e tij pas largimit nga Roma, por braziliani thotë se megjithatë ka bërë një zgjedhje të mirë.

“Qava shumë së bashku me gruan time.  E kam bërë një zgjidhje profesionale, një hap përpara për karrierën time”, ka thënë Alisson.

26 vjeçari është adaptuar shpejt në Anfield ku është bërë i pazëvendësueshëm për skuadrën e Jurgen Kloppit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat