Kluivert me golin ndaj Plzen thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Futboll

Kluivert me golin ndaj Plzen thyen dy rekorde në Ligën e Kampionëve

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:55
Justin Kluivert duke festuar golin . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Justin Kluivert ka vendosur dy rekorde të reja, në momentin që e gjeti rrjetën në fitoren e Romës 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzen.

Djali i ish-yllit të Milanit, Ajax dhe Barcelonës, Patrick Kluivert, gjeti golin e fundit në takim me çekët.

Lojtari ka 19 vjet dhe 150 ditë, që e bën atë lojtarin më të ri që ka shënuar për Romën në versionin modern të Ligës së Kampionëve.

Ky nuk ishte rekord i tij i vetëm, pasi Kluivert është gjithashtu lojtari më i ri ndonjëherë holandez për të shënuar për një klub të huaj në këtë garë.

Ai theu rekordin e Ola John për Benfican në vitin 2012, kur kishte 20 vjeç e 185 ditë.

Kluivert ka kaluar këtë verë nga Ajax te Roma. Holandezi ka filluar ta gjejë vetën në Itali, ku kampionati njihet për mbrojtjen e fortë që e aplikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat