Napoli – Liverpool, formacionet e mundshme

Futboll

Napoli – Liverpool, formacionet e mundshme

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:23
Liverpool

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Njëra ndër ndeshjet kryesore pritet të jetë edhe ajo mes Napolit dhe Liverpoolit e cila do të zhvillohet në stadiumin Sao Paolo, në Napoli, shkruan KosovaPress.

Napoli në këtë ndeshje vjen pas barazimit befasues ndaj Crna Zvezdes, ku skuadra e Ancelotti edhe pse kishte shumë raste shënimi nuk arriti të shnëoj fitore edhe pse në fillim të ndeshjes, Napoli u konsiderua si favorite kryesorë.

Ndërkohë që ecuria e mirë e Liverpoolit ka bërë që, kjo skuadër të jetë favorite ndaj çdokujt këtë sezon. Liverpooli ndeshjen e parë e fitoi ndaj superfuqisë së PSG-së.  Skuadra e Jurgen Klopp synon të vazhdojë formën e mirë dhe të rikthehet në Angli me fitore nga Italia.

Tek Napoli nuk pritet të mungojë ndonjë lojtar me rëndësi të madhe, ndërkohë që Liverpooli do të paraqitet pa Alex Oxlade Chamberlain dhe dyshen Adam Lallana dhe Origi të cilët janë në dyshim për këtë ndeshje.

Formacionet e mundshme:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat