Psv - Inter, formacionet e mundshme

Futboll

Psv - Inter, formacionet e mundshme

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:35
Inter

Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta në fazën e grupeve të Champions Leagues.

Inter synon të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve edhe pse do të jetë shumë vështirë për neroazurët të arrihet një fitore tek Psv në Holandë.

Interi ndeshjen e parë e fitoi në minutat e fundit të ndeshjes, ndaj Tottenham, por skuadra e Spalletit tanimë është konsileduar dhe është shumë më mirë e përgatit për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë që Psv, ndeshjen e parë e humbi ndaj favoritit të grupit Barcelonës, me rezultat 4 me 0.

Mbetet të shihet neës të besuarit e Van Bomel do të jenë në gjendje të ndalin sulmet e skuadrës së Spalletit pasi trajneri i Interit para ndeshjes ka deklaruar se Interi nuk do të shkojë të mbrohet në Holandë, por pritet që vazhdimisht të sulmojmë.

Formacionet e mundshme janë këto:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat