Tottenhami do pikët e para

Futboll

Tottenhami do pikët e para

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Luhen këtë të mërkurë takimet e mbetura të raundit të dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League, ku në përgjithësi janë shmangur përplasjet direkte, por sërish spikatin duele emrash të mëdhenj.

Në orën 18:55 janë programuar të zhvillohen dy takimet e para, që u përkasin grupeve C dhe D. Paris Saint-Germain, që e nisi Championsin me humbje 3-2 në “Anfield” ndaj Livrpoolit, e ka detyrim suksesin në “Parc Des Princes” ndaj Cërvena Zvezdës, që i mori pikë Napolit në Beograd. Ndërkohë sfida tjetër është Lokomotiva e Moskës-Schalke 04.

Në mbrëmje, në orën 21:00, spikat në grupin ku ndodhet edhe PSG, Napoli – Liverpool, që është pa dyshim përballja me interes më të madh në këtë mbrëmje. Ndërsa në Grupin D, Porto – Galatarasay.

Një tjetër takim “yjesh” do të luhet në mitikun “Wembley” mes Tottenhamit dhe Barcelonës. Ekipi londinez që do të kërkojë të përfitojë nga momenti jo i “blaugranave”, për të marrë pikët e para në Grupin B, pas humbjes dramatike me Interit, ndërsa zikaltrit janë para provës me PSV Endhovenin, ekipi më i dobët në letër në këtë grup, por që synon të bëjë surprizën e madhe.

Në Grupi A, Atletico e Madridit dhe Borussia e Dortmundin kanë shansin të “bilndojnë” pozicionet e tyre me pikë të plota, pasi do të presin respektivisht, madrilenët Club Brugge dhe verdhezinjtë Monacon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat