Tottenham – Barcelona, shihet si momenti i kthesës së Barcelonës

Futboll

Tottenham – Barcelona, shihet si momenti i kthesës së Barcelonës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:00
Lionel Messi

Barcelona për momentin është duke kaluar në një formë jo të mirë dhe kjo po shihet qartë.

Duke filluar qysh nga mbrojtja ekipi blaugran po ndjehet disi I ngurrtë, pavarësisht se ardhje e reja po mundohen të rikthejnë shkëlqimin e ekipit, por prapë po ndjehet mungesa e yjeve të viteve të mëparshëm.

Sonte Barcelona do të ketë përpara një ekip shumë të vështirë, Tottenhamin, një ekip anglez i cili nuk falë dhe mundohet të  jap maksimumin, posaçërisht kur është para publikut të saj.

Barcelona vjenë në këtë ndeshje më ekipin e plotë, përveç një mungese që Valverde përsëri nuk e ka ftuar brazilianin e ri Malcom, i cili në mediat sociale është munduar që pak a shumë të shfaq atë çfarë mendon për trajnerin dhe ekipin, duke aluduar në një anashkalim që është duke iu bërë lojtarit brazilian.

“Ne duam dhe do të tregojmë vetën tonë se ne jemi më të mirët” tha mesfushori Kroat Ivan Rakitiç duke lënë të kuptohet se sonte ekipi do të shkojë në Angli vetëm për fitore.

Barcelona ka shumë nevojë për një rikthim të madh dhe pikërisht momenti i duhur është sonte, por nëse blaugranët dështojnë edhe këtë herë, atëherë karriga e Valverde do të fillojë të lëkundet.

Sonte Valverde synon të luajë më një formacion 4-4-2, duke u munduar të bllokojë klubin anglez dhe të sulmojë me dyshen Messi, Suarez. Mbete të shihet se çfarë do të ndodhë sonte, a do të rikthehet Barcelona tek fitoret, apo do të futet edhe më shumë në krizë rezultatesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat