Kërcënimi me jetë

Futboll

Kërcënimi me jetë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:00
Stavri Nica

Mbledhja e Komisionit të Disiplinës ka rezultuar fatale për Burrelin. Përtej akuzave të ngritura prej Stavri Nicës për kërcënime me jetë nga kapiteni i Shënkollit, trajneri nuk i ka shpëtuar pezullimit.

Plot 3 javë është dënuar durrsaku dhe e njëjta masë vlen edhe për djalin e tij, Denis Nicën (zv.trajner) dhe mjekun Adhurim Lala.  I vendosur përpara kësaj situate, ku veç krizës së rezultateve, iu shtua edhe revolta e ekipit për financat, Nica ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve më të lartë. Burime të sigurta në klub konfirmojnë këtë lajm për “Panorama Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat