Dridh Realin

Futboll

Dridh Realin

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:01
Luka Modriç

Luka Modriç, mesfushor i Real Madrid, deklaroi pas humbjes së papritur të skuadrës së tij ndaj CSKA të Moskës se situata në ekipin madrilen nuk është e mirë.

“Nuk prisnim që të humbnim pikë në Rusi. Është e qartë që ambienti në dhomat e zhveshjes nuk ishte i mirë. Duhet të ngremë kokën dhe të përpiqemi që ta zgjidhim këtë gjë sa më parë. Në Moskë Sot dhe ndaj Sevilla nuk ishim në nivelin e duhur. Është shqetësues fakti që nuk kemi shënuar gol në 3 ndeshjet e fundit”, u shpreh kroati.

Kur u pyet pse nuk po shënon më Reali, Modric tha: “Kemi pasur mundësi shënimi, por topi nuk hyn, ky është futbolli. Do të gjejmë zgjidhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat