Juve e braktisi, Marotta nis bisedimet me rivalin e përjetshëm

Futboll

Juve e braktisi, Marotta nis bisedimet me rivalin e përjetshëm

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:27
Beppe Marotta

Beppe Marotta është shkëputur tashmë nga Juventusi, pasi klubi barddhezi ka vendosur të bëjë revolucion në strukturat drejtuese të klubit.

Ish-administratori i deleguar i Juves ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dekadën e fundit, ndaj vendimi i klubit torinez ka befasuar jo pak, ndërkohë që tashmë Marotta pret të nisë misionin e ri, sepse nuk ka ndërmend të bëjë pushime.

Në Itali Tuttosport raporton se tashmë Marotta ka nisur bisedimet me Interin, sepse Steven Zhang, i biri i pronarit zikaltër Zhang Jindong, e ka takuar personalisht ish-drejtuesin e Juves dhe i ka shpalosur projektin zikaltër, që është mjaft tërheqës, ndryshe nga oferta e Federatës Italiane për të marrë rolin e drejtorit në kombëtare.

Interi kërkon të kthehet në nivelet më të larta, për të rivalizuar Juventusin në arenën kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa Corriere dello Sport raporton se për Marotta-n është gati një kontratë prej 3 milionë eurosh në vit dhe garancia për të pasur dorë të lirë në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat