Gjigantët europiane kërkojnë transferimin e Ibrahimovicit, ja plani i lëvizjes së bujshme

Futboll

Gjigantët europiane kërkojnë transferimin e Ibrahimovicit, ja plani i lëvizjes së bujshme

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:16
Zlatan Ibrahimovic

Milani është interesuar për të transferuar Zlatan Ibrahimovic.

Ky është lajmi i ditës i publikuar nga mediat përtej Adriatikut sipas të cilave bordi i klubit kuqezi në fund të sezonit do të bëjë një ofertë për “bomberin” suedez.

Sipas Corriere dello Sera, Milani është në kërkim të një opsioni të përshtatshëm për vijën e sulmit, ndërsa familja e suedezit gjithmonë është ndjerë mirë në Milano.

Një lëvizje e mundshme mund t’i rregullonte raportet mes Milanit dhe Mino Raiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat