Dzeko flet pas fitores së Romës

Futboll

Dzeko flet pas fitores së Romës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:28
Edin Dzeko

Edin Dzeko tha se Roma mund të bënte më mirë, pavarësisht fitores së shfrenuar 5-0 ndaj Viktoria Plzen.

Ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve, në të cilën sulmuesi boshnjak realizoi një “hat-trick”. “Ne nuk e kemi filluar sezonin si duhet, – tha Dzeko për “”O2 TV”. – Natyrisht, unë nuk shënova aq shumë gola, sa kam kërkuar.

Sonte ishte një lojë e mirë për mua dhe për ekipin. Vetëm të vazhdojmë kështu, sepse mendoj se ky nuk është maksimumi ynë. Ne mund të bëjmë shumë më mirë. Nuk është e lehtë të fitosh në Ligën e Kampionëve, por sonte kemi provuar se ishim më të fortë se kundërshtarët tanë”.

Roma kishte një muaj pa fitore, më herët, gjatë sezonit, duke humbur 3-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të fazës së grupit në Ligën e Kampionëve, por u rikthye bindshëm, duke mposhtur Frosinone 4-0, përpara se të merrte lavdërimet e shumta në derbin e Romës, kundër Lazios, ku fitoi 3-1 në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat