Tri ndeshje pa shënuar gol, Realit nuk i ndodhte që nga viti 2007

Futboll

Tri ndeshje pa shënuar gol, Realit nuk i ndodhte që nga viti 2007

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 12:29
Karim Benzema

Kampioni i Evropës po vuan mungesën e golave në këto xhirot e fundit.

Dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, janë rezultate që pak kush i ka pritur për Real Madridin e Julen Lopeteguit.

Ajo që shqetëson më shumë madrilenët është mungesa e golave, pasi në tri takimet e fundit, ata nuk ia kanë dalë të shënojnë asnjëherë.

Një ecuri të tillë Reali nuk e ka pasur që nga sezoni 2006/2007, kur nuk shënonte në tri ndeshje asnjë gol.

Humbja me CSKA Moskën është e dyta në të gjitha garat dhe këto rezultate negative, Reali kërkon t’i ndalë kurrë këtë fundjavë do të ndeshet me Deportivo Alaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat