Ylli madrilen: Na mungon Ronaldo, s’mbulohet dielli me gisht

Futboll

Ylli madrilen: Na mungon Ronaldo, s’mbulohet dielli me gisht

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:38
Real Madrid

Kjo është çështja që po dominon tek “Los Blancos” që pas ikjes së portugezit. Disa e mohojnë, duke këmbëngulur se Reali nuk ishte vetëm një Ronaldo, e ndërsa disa të tjerë si Keylor Navas zgjedhin ta pranojnë se ekipi nuk është i njëjti pa 33-vjeçarin. Që Reali të mos shënonte në tre ndeshje radhazi, nuk kishte ndodhur që nga koha e CR7 dhe kostarikani ka pranuar se largimi i tij ka një ndikim negativ në skuadër, duke theksuar se kjo është një fakt, por që tashmë i përket se shkuarës.

Në përfundim të ndeshjes me CSKA Moscow, ku u mundën me rezultatin 1-0, Navas tha se Real nuk duhet të jetojë me të kaluarën.

“Që Ronaldo na mungon, ky nuk është një sekret. Dielli nuk mund të mbulohet me gisht, por tashmë i përket të kaluarës. Shokët e skuadrës duhet të bëjnë më të mirën dhe goli do të vijë”, tha Navas.

Sa i përket “krizës” së përfolur mes lojtarëve dhe Lopetegui, Navas e ka mohuar një gjë të tillë, sipas së cilit të gjithë i respektojnë vendimet e tij e ndërsa tregon se nuk është i bindur nëse do të luajë në ndeshjen e fundjavës në përballjen ndaj Alaves.

“Nuk e di nëse do të luaj kundër Alaves. Duhet të pyesni trajnerin për këtë, por unë jam i gatshëm. Ne i respektojmë vendimet e Lopetegui”, përfundoi 31-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat