Cungu sfidë direkte Skënderbeut

Futboll

Cungu sfidë direkte Skënderbeut

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:27
Cungu sfidë direkte Skënderbeut

Trajneri Armando Cungu foli para ndeshjes me Skënderbeun. Numri një i verilindorëve foli nga zyrat për shtyp të nënkampionëve të Shqipërisë për takimin e ditës së enjte, prej orës 17:45. Cungu nuk mendon se skuadra korçare ka humbur në cilësi, pasi ka lojtarë mjaft të mirë. Shkodrani është i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij deri tani, prandaj nuk ka dyshime se në stadiumin “Skënderbeu” mund të bëjnë shumë mirë.

“Synimet tona janë për të fituar çdo ndeshje. Kemi respekt për Skënderbeun, por nuk bën përjashtim. Skënderbeu është kompetitiv si sezonet e kaluara. Ka lojtarë që kanë qenë dhe vjet pjesë e ekipit, pavarësisht se nuk kanë patur shumë minutazh. Kanë një grup të talentuar dhe kanë bërë mirë deri tani në kampionat. I respektojmë për aq sa i takon, por duhet të respektojmë veten më shumë. Do të dalim me rezultat shumë të mirë nëse jemi këmbëngulës”. 

Cungu mendon se ekipi i tij ka patur gabime në ndeshjen ndaj Luftëtarit, por beson se me Skënderbeun do të jetë tjetër gjë.

“Nuk kemi bërë shumë gabime me Luftëtarin. Në aspektin sulmues kemi bërë thuajse në çdo ndeshje, pasi po humbasim shumë para portet. Nëse do të ishim më të saktë do të kishim më shumë pikë dhe do të ishim më të qetë. Në mbrojtje nuk kemi patur probleme javët e fundit. Me Luftëtarin nuk kishim shumë freski fizike, pasi ngjeshja e kampionatit ka ndikuar. Jemi munduar të mos bëjmë shumë gabime”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat