Cana befason

Futboll

Cana befason

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:36
Cana befason

Lorik Cana është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Edhe pse nuk është më kapiteni i kombëtares kuq e zi, ai është idhulli i shumë të rinjve të cilët duan të ndjekin shembullin e tij.

I ftuar në emisionin “Wake Up”, Cana ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë baba për së dyti.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda,” u shpreh Cana.

Lorik Cana dhe arkitektja italiane Monica Ercoli u martuan në vitin 2014 dhe nga martesa e tyre erdhi në jetë djali Bojken, raportojnë mediat shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat