Legjendat bëjnë për ujë të ftohtë Mourinhon

Futboll

Legjendat bëjnë për ujë të ftohtë Mourinhon

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 15:36
Legjendat bëjnë për ujë të ftohtë Mourinhon

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka humbur besimin edhe të legjendave te klubit anglez. I fundit që i ka dalur kundër strategut luzitan është legjenda e Manchesterit, Paul Scholes. Ai tha se Mourinho është një trajner pa etikë dhe në çdo konferencë kritikon lojtarët e tij dhe drejtuesit e klubit. 

“U habita se si Mourinho qëndroi në krye të skuadrës së Manchester United pas humbjes nga West Ham. Ai kritikon vazhdimisht lojtarët dhe drejtuesit e klubit në çdo konferencë që del. Nuk është duke bërë gjë tjetër veçse po turpëron skuadrën”, tha Scholes. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ish-kapiteni i Manchesterit, Rio Ferdinand.

“Te Manchester United të gjithë janë mësuar të fitojnë. Në skuadër nuk ka dëshirë për të fituar dhe për këtë fajtor është trajneri. Mourinho bie Brenda me këmbët e tij”, tha ish-ikona e mbrojtjes së Manchesterit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat