Shala shënon, Erfurti fiton një pikë

Futboll

Shala shënon, Erfurti fiton një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:07
Shala shënon, Erfurti fiton një pikë

Skuadra e Erfurtit ngec shumë larg kreut të tabelës në Ligën e katërt të Gjermanisë – verilindje.  Erfurt si mysafir barazoi me rezultat 2:2 me Oberlausitz-in, në ndeshjen e javës së 11-të. Futbollisti Andis Shala u paraqit me sukses dhe shënoi gol, duke e ndihmuar Erfurtin për barazim.

Gjërat për Erfurtin u vështirësuan në minutën e 36-të, kur futbollisti Nicolai Lorenzoni u përjashtua direkt me karton të kuq. Djumo (37’) e Moravec (47’) shënuan për epërsinë 2:0 të vendasve, por Shala e ngushtoi në 2:1 në minutën e 53-të dhe Jovanoviq e barazoi 2:2 (79’).

Andisi, djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtim Shalës,  dha kontribut të madh në fushë. Erfurti renditet në vend të pestë me 17 pikë, ka 16 me pak se Chemnitzer që mban kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat