Tottenham me mungesa të mëdha ndaj Barcelonës

Futboll

Tottenham me mungesa të mëdha ndaj Barcelonës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:45
Tottenham

Tottenhami do ta presë sonte në Wembley Barcelonën, mirëpo skuadra e Mauricio Pochettinos do të ketë mungesa të mëdha për këtë ndeshje, si Dele Alli, Cristian Eriksen e disa të tjerë.

Tottenhami dhe Barcelona do të përballen sonte në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley, në orën 21:00. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për grupin B të Ligës së Kampionëve.

Tottenhamit do t’i mungojnë disa nga emrat më të mëdhenj të skuadrës, si Dele Alli, Christian Eriksen, Jan Vertonghen dhe Mousa Dembele. Megjithatë, Hugo Llorisi është kthyer përsëri nga lëndimi dhe të bëjë paraqitjen e tij të parë që nga ndeshja kundër Manchester Unitedit.

Ndërsa, skuadrës së Barcelonës do t’i mungojë qendërmbrojtësi Samuel Umtiti për shkak të kartonin të kuq që e kishte marrë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër PSV-së.

Tottenhami e ka humbur ndeshjen e xhiros së parë në ndeshjen kundër Interit në San Siro. Fillimisht, anglezët kishin qenë në epërsi, por skuadra e Luciano Spalletit kishte arritur ta përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërsa, Barcelona e ka filluar sezonin e Ligës së Kampionëve me një fitore me rezultat 4-0 kundër PSV-së, ku Lionel Messi kishte arritur të shënonte hat-trick. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të sigurojnë fitore në tri ndeshjet e tyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat