Disa shqiptar në përfaqësuesen e Maqedonisë

Futboll

Disa shqiptar në përfaqësuesen e Maqedonisë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:55
Disa shqiptar në përfaqësuesen e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri më 19-vjeç nga 8-17 tetor do të luaj dy ndeshje miqësore si mysafire të Polonisë dhe Anglisë.
Më 11 tetor në afërsi të Varshavës në Poloni do të luhet ndeshja me Poloninë, kurse më 16 tetor në Birmingham kundër Anglisë. 

Seleksionuesi Goran Stankovski ka ftuar këto futbollistë: 
Portierë: Bojan Timevski (Sasa Kamenica), Stefan Jakimovski (New Stars).
Mbrojtje: Zoran Ivanovski (A.Pandev), Adrijan Hajdari (Rapid Ë.Austri), Filip Antovski (Vardar), Xhejmi Percevski (Fortuna D., Gjermani), Stefan Simonovski (Genc Kalemler), Stefan Naumcevski (Vardar), Angel Stratorski (Gorica Sllovenia), 
Mesfushorë: Anes Osmanovski (Unterhahung, Gjermani), Tomce Grozdanovski (Trencin, Sllovaki), Ali Adem (Vardar), Enis Fazlagic (Zilina, Sllovaki), Aleks Taleski (Vardar).
Sulmi:Jakup Berisha (Vardar), Mario Naumoski (Pobeda), Ensar Luma (Shkëndija), Marko Gjorgjievski (Borec), Bojan Kolevski (Borec), Darko Curlinov (Keln, Gjermani).
“Për mua si seleksionues kjo është mundësia e dytë që në ndeshje të bindem me kualitetet dhe mundësitë individuale të futbollistëve. Për këto dy ndeshje kundër Polonisë dhe Anglisë ftova disa futbollistë të rinj si hajdarin, Perceskin, Stratorskin dhe Jakimovskin dhe shpresoj se të gjithë do të arsyetojnë besimin në këto dy teste të forta dhe të luftojnë për vend në ekip në ndeshjet eliminatore. Në ekip janë edhe Fazlagic dhe Curlinov, dy lojtarë të rëndësishëm në ekip. Kualifikimet nisin me 14 nëntor në Çeki dhe për ne është shumë me rëndësi të kemi miqësore të forta si këto dy që do të pasojnë”, tha Goran Stankovski, seleksionues i U19 të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat