“Lukaku është aq i dobët sa që mbrojtësit ëndërrojnë të luajnë kundër tij”

Futboll

“Lukaku është aq i dobët sa që mbrojtësit ëndërrojnë të luajnë kundër tij”

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:22
Romelu Lukaku

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, mendon se mungesa e lëvizjeve në fazën e sulmit nga belgu Romelu Lukaku e bënë shumë të lehtë punën për qendërmbrojtësit e ekipeve kundërshtare.

Manchester Unitedi nuk arriti ta fitojë ndeshjen e dytë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Ata u ndeshën mbrëmë me Valencian në Old Trafford, dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës ishte i vetmi qendërsulmues në skuadrën e Jose Mourinhos dhe ai dështoi për të pestën ndeshje radhazi për të shënuar një gol. Ferdinandi mendon se kjo po ndodh pasi që ai nuk lëviz mjaftueshëm në pjesën e fundit të fushës.

“Kur topi është duke u luajtur më shumë në pjesët qendrore të fushës, ai vetëm qëndron aty. Ndërsa, ajo që duhet të ishte duke u bërë është që të lëvizte sa më shumë, edhe nëse kjo do të thotë që nganjëherë do të jetë në pozitë jashtë lojë”, ka thënë Ferdinand.

“Ai duhet t’i detyrojë mbrojtësit të mendojnë më shumë. Ndërsa, për momentin, mbrojtësit po e shohin saktësisht se ku ndodhet ai. Ai nuk po lëviz kështu që ata e dinë se çfarë është duke bërë dhe kjo është ëndrra e një mbrojtësi”.

“Skuadrës i nevojitën lojtarët të cilën lëvizin, duke i bërë mbrojtësit kundërshtarë të mendojnë më shumë përmes ndryshimit të pozicioneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat