Prishtina ballëlart nga Prizreni

Futboll

Prishtina ballëlart nga Prizreni

Nga: K. G. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:24
Prishtina ballëlart nga Prizreni

Prishtina importoi tri pikë të mëdha nga stadiumi ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, duke e mundur me 1:0 rivalin e vjetër Lirinë nga Prizreni.  Tri pikë që peshojnë shumë për Prishtinën pas barazimit (1:1) befasues të javës që e lamë pas me Flamurtarin dhe që e mbajnë fuqishëm në hap për kreun e tabelës.

Në minutën e 64-të, Basit Khalid nga afërsia tundë portën e vendasve dhe i siguroi tri pikë të mëdha Prishtinës. Liria është në vend të 11-të me 6 pikë, kurse Prishtina renditet në pozitën e tretë me 16 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat